Neymar përballet me gjyqin, akuzohet për korrupsion dhe mashtrim

Neymar, Barcelona dhe Santos do të dalin në gjyq më 17 tetor për akuzat për mashtrim dhe korrupsion lidhur me transferimin e yllit brazilian te Barça në vitin 2013, raporton grupi brazilian i investimeve DIS.
Babai, nëna e Neymar dhe kompania familjare “N&N” janë akuzuar gjithashtu në këtë rast, së bashku me ish-menaxherin e Santos, Odilio Rodrigues dhe Sandro Rosell-in e Josep Maria Bartomeu, përkatësisht presidentin dhe nënpresidentin e atëhershëm të Barcelonës.
Rasti në fjalë vjen si pasojë e një ankese nga DIS, e cila zotëronte një pjesë të drejtave të transferimit të Neymar-it dhe pretendon se mori më pak para sesa i takonte kur Neymar iu bashkua Barcelonës.
Në Spanjë dhe Brazil u kryen hetime nëse ndonjë pjesë e tarifës së transferimit ishte fshehur, dhe gjyqi, që do të mbahet në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, u planifikua të zgjasë deri më 31 tetor.
Neymar e ka mohuar keq-bërjen, por në vitin 2017, Gjykata e Lartë e Spanjës ka hedhur poshtë ankesat e lojtarit, prindërve të tij, N&N dhe dy klubeve, duke e hapur rrugën që çështja të shkojë në gjyq.

Back to top button