Nga 1 gushti çmim më i lartë i ngrohjes qendrore!

Çmime të reja të ngrohjes qendrore. Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim për shtrenjtim të ngrohjes nga 14,18 deri në 16,31%, ndërsa faturat do të jenë më të larta duke filluar nga gushti. Arsyeja për këtë, siç theksoi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski është rritja enorme e çmimit të gazit natyror në bursat botërore, i cili në krahasim me vitin e kaluar, është 10 herë më i lartë.
“Në rrjetin më të madh që furnizon më shumë se 90% të konsumatorëve në qytetin e Shkupit, çmimi i energjisë termike rritet për 14,18%, për konsumatorët e ngrohjes Hekuranë në energjetikë, çmimi i energjisë termike rritet në 15,58 dhe për konsumatorët e kyçur në rrjetin e Shkupi Veri, çmimi i energjisë termike rritet për 16,31%”, tha Bislimovski.

Për prodhim të energjisë termike, përdorim gaz të importuar natyror, çmimi i të cilit sot është rreth 10 herë më i lartë në krahasim me çmimin e vitit 2021. Bislimovski tha se sipas vendimeve, parashihet që TETO-ja të sigurojë 70% të energjisë së nevojshme termike, kurse 30% të sigurohet nga ngrohtoret. Duhet të sigurohet gaz natyror, sepse mazuti, për arsye ekologjike, është opsioni i fundit. Në qoftë se nuk sigurohet energji termike, atëherë do të ketë probleme me furnizimin e energjisë elektrike, pasi qytetarët nuk do të fillojnë të ngrohen me rrymë, shpjegoi Bislimovski.
“TETO-ja nuk mund të punojë me mazut, kurse ngrohtoret mund të punojnë me mazuti. Mazuti do të paraqet një problem serioz ekologjik nëse përdoret për prodhim të energjisë termike. Gjëja më e rëndësishme është të sigurohet gaz natyror. Subvencionet që i miratoi Qeveria në shkurt, vazhdojnë deri në fund të vitit. Po t’i mos kishim këto subvencione, çmimi do të rritej për 37%“, pohoi Bislimovski.
Ai mes të tjerash u bëri thirrje të gjithë konsumatorëve, sidomos shtetit dhe institucioneve lokale, që gjatë sezonit të ngrohjes të kursejnë, sepse siç shpjegoi, nëse temperatura e ngrohjes ulet për 1 gradë, do të kursehet energji për rreth 5%, raporton TV21./21Media

Back to top button