Nga çfarë shkaktohen dhimbjet e kokës, cilat janë më të shpeshtat, si trajtohen, tregon Dr. Myftiu

“Dhimbjet e kokës në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe. Kokëdhimbjet e quajtura primare janë ato ku nuk dihen saktësisht apo mjaftueshëm shkaktarët.”, kështu ka deklaruar për rtv21.tv Ass. Dr. Blerim Myftiu, i cili ka informuar se në këtë grup bën pjesë migrena dhe dhimbja tip tensionale – dy format më të shpeshta.
“Janë dhimbje zakonisht kronike, zgjasin me vite dhe çdo hulumtim radiologjik apo laboratorik nuk arrin të konstatojë një shkak të njohur.”, ka bërë të ditur ai.
Dhimbjet e kokës: Pjesa 1 - Llojet e dhimbjeve të kokës dhe si ndihmon fizioterapia - Klinika Balance
Dr. Myftiu ka treguar se grupin e dytë, të quajtur sekondar e përbëjnë shkaqet që mund të shihen në imazheritë trunore apo të detektohen në analizat e gjakut. “Gjakderdhja në tru, meningjiti, sinusiti, problemet me unazat e qafës, anemia, konsumimi i pamjaftueshëm i ujit janë arsyet më të shpeshta.”, ka informuar ai.
Dr. Blerim Myftiu gjatë intervistës për rtv21.tv ka theksuar se dhimbjet primare janë më të shpeshtat. Sipas tij, migrena dhe kokëdhimbja tensionale janë dhimbjet nga të cilat një në 8-10 persona vuajnë në botë.
Ndërsa, dhimbjet më të rralla të kokës, sipas doktorit, janë dhimbjet që shkaktohen nga ndonjë proces tjetër në tru apo jashtë tij, hasen më rrallë.
MIGRENA DHE DHIMBJA E KOKËS/ Shpëtoni falë mjekësisë kineze – AlpeGossip
I pyetur se a përcillen edhe me simptoma tjera dhimbjet e kokës dhe çfarë paralajmërojnë ato, Dr. Myftiu ka deklaruar se dhimbja mund të jetë simptoma kryesore, por shpesh ka edhe simptoma të tjera përcjellëse.
“Për shembull, migrena shpesh shoqërohet me mundimin e lukthit dhe të vjella. Po qe se krahas dhimbjes së kokës, kemi temperaturë, ethe dhe rritje të parametrave inflamatorë në gjak, atëherë kjo mund të jetë shenjë e meningjitit apo e ndonjë procesi tjetër infektiv në trup që mund të shkaktojë kokëdhimbje.”, ka potencuar ai.
Dhimbjet e Kokës: Simptomat, Diagnostifkimi dhe Trajtimi - Probleme.me
Dr. Myftiu ka treguar se kur duhet bërë konsultimi i menjëhershëm me mjek.
“Po qe se një person nuk ka histori paraprake të dhimbjes dhe dhimbja i paraqitet befas, apo dhembje të tilla ka në ditët e fundit dhe është diçka plotësisht e re, atëherë duhet kërkuar ndihma, përkatësisht vlerësimi i mjekut.”, ka bërë të ditur ai.
I pyetur se si bëhet trajtimi i dhimbjeve të kokës, Ass. Dr. Blerim Myftiu ka deklaruar se kokëdhimbjet primare nuk ka mundësi të zhduken. Prandaj, sipas tij, nëse dhembjet janë të shpeshta, fjala bie një herë në javë, atëherë analgjetikët e zakonshëm nuk do të ndihmojnë.
Dhimbjet e kokës të cilat nuk duhet t'i injoroni asesi - Sinjali
“Përdorim në këto raste barna që shërbejnë për pakësimin e numrit të dhembjeve. Ky lloj terapie quhet terapi mbrojtëse dhe janë disa opsione terapeutike. Në rastin e kokëdhembjeve sekondare duhet trajtuar shkakun. Për shembull, në meningjit, duhet trajtuar infeksionin me antibiotikë dhe vetë trajtimi i infeksionit do të shkaktojë edhe zbutjen e dhimbjes së kokës.”, ka shtuar Dr. Myftiu./21Media

Back to top button