Nga e kaluara në të tashmen, “Letra Lamtumirëse” nis transmetimin në RTV21

Seriali i njohur turk “Veda Mektubu” apo në shqip “Letra Lamtumirëse”, do të fillojë transmetimin sot në RTV21, me fillim nga ora 20:00.

Ky serial trajton historinë e Alanurit, një grua moderne dhe e fuqishme në botën e biznesit dhe Ziya një biznesmen nga Antakia i cili është i dhënë pas traditave.

Alanur dhe Ziya kanë përjetuar një dashuri të madhe në të kaluarën, por që për shkak të kundërshtimeve nga familjet ata janë detyruar të ndahen.

E pas shumë viteve fati do t’i takoj sërish pasi që vajza e Alanur dhe djali i Ziyas bien në dashuri

Gjithçka që ka mbetur pezull nga e kaluara bëhet pengesë për dashurinë e tyre. Alanur, e cila ka nxjerrë mësime nga përvoja e saj, përpiqet ta mbajë vajzën e saj larg Mehmetit për ta mbrojtur.

Ziya, edhe pse ndien dhimbje për të birin që po përjeton të njëjtin fat si ai, a do të qëndrojë thjesht si spektator

A do të mundin Aslı dhe Mehmet t’i sfidojnë të gjithë dhe të kapërcejnë çdo pengesë?

A do ta shërojë forca e dashurisë së tyre plagët e së shkuarës? Apo edhe ata do të ndjekin të njëjtin fat si Alanuri dhe Ziya?

Në rolet kryesore në këtë serial janë Nurgül Yeşilçay, Selim Bayraktar, Rabia Soytürk, Emre Kıvılcım, Bennu Yıldırımlar.

Ndërsa aktorët e tjerë janë:  Hakan Karsak, Ümmü Putgül, Hande Elaman, Hazar Motan, Ahmet Kaynak, Elif Çakman, Kerem Alp Kabul, Asya Kasap, Elif Uslusoy, Deniz./21Media

Back to top button