Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga e mërkura ndryshon moti

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të ketë mot me më shumë rreze dielli, kurse nga dita e mërkurë një sistem vranësirash të dendura do ta përfshijë vendin duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-26 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button