Nga “Fadil Vokrri” në “Allianz Arena”, publikohet video motivuese e “Dardanëve”

“Kosova në evropian”, është motoja e vendosur nga Federata e Futbollit të Kosovës, derisa “Dardanët” nisin nesër rrugëtimin e tyre për ta arritur qëllimin e madh, kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Tashmë është publikuar video motivuese për lojtarët dhe tifozët që synojnë të bashkuar realizimin e kësaj ëndrre të madhe, raporton KosovaPress.

“Nga dhimbja në lavdi, historia ime dardane”, është titulli i kësaj video e cila sjellë një rrëfim të shkurtër të ecurisë së “Dardanëve” deri në këtë pikë, me shumë vështirësi e pengesa, por me synime të mëdha e të qarta.

Izraeli do të jetë rivali i parë i Kosovës, sfidë e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Back to top button