Nga janari do të ketë rritje të pagave në sektorin publik

(Lajm i përditësuar)


Nga janari do të ketë rritje të pagave në sektorin publik

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten pagat e sektorit publik.

Ai ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi.

“Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetetës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari  0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.


Kurti: Buxheti i planifikuar për vitin 2025 shënon nivelin mbi 3.6 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se buxheti për vitin 2025 parashihet të jetë 3.6 miliardë euro.

“Për vitin 2025 buxheti i planifikuar për shpenzim shënon nivelin mbi 3.6 miliardë euro, që krahasuar me vitin 2020 është për 60% më i lartë. Këtë rritje nuk ja arritën duke rritur shkallën tatimore e duke ngarkuar qytetarët me më shumë  tatim, madje tatimin edhe e zvogëluan duke e liruar pagën minimale nga tatimi në të ardhura personale, ku si rezultat secili I punësuar qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat në fund të muajit ka edhe pak më shumë para në xhep.”. tha Kurti në një konferencë për media.

Ai u lavdërua se kanë arritur rritjen e të hyrave buxhetore duke thënë se një gjë e tillë është bërë duke e luftuar kontrabandën.

“E duke shtrënguar kontrollin e kufijve tanë, rritjen e të hyrave e kemi arritur duke e shtrirë barrën tatimore edhe tek ata që në të kaluarën konsideroheshin si më të fortit se shteti e shteti nuk ju shkonte tek dera për t’ua kërkuar tatimin.”, tha ai./21Media

Back to top button