Nga janari qeveria paguan 50% të taksës së studimeve

Tarifat universitare ulen për të gjithë studentët bachelor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u zotua sot në bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, se tarifat universitare do të ulen në masën 50% për të gjithë studentët e programit të parë të studimit, bachelor në sistemin universitar publik.

“Ne do t’i ulim tarifat për të gjithë, në fazën e parë për të gjithë 50%”.

Kryeministri Rama sqaroi se këto para do të paguhen nga buxheti i shtetit.

Por, Rama shkoi edhe më tej duke sqaruar se ata që kanë mesatare të lartë do të përfitojnë ulje deri në 80% të tarifës.

Ndërkohë edhe studentet që kanë familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë ulje të tarifës.

Back to top button