Kaloni te përmbajtja kryesore

Nga java e ardhshme, rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë bëhet dykahore

Rruga “Ukshin Hoti”, e cila për momentin shërben vetëm për një kahje për kalimin e veturave, nga java e ardhshme do të jetë dykahore.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim do të hyjë në fuqi nga e marta e javës së ardhshme.

“Nga e marta, 21.11.2023, rruga ‘Ukshin Hoti’ do të bëhet rrugë dy kahore. Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën ‘Robert Doll’ deri në udhëkryqin me rrugën ‘Bekim Fehmiu’“, thuhet në postim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button