Nga Los Angeles në Kosovë dhe sërish drejt botës , historia e vërtetë e Mirudit

Vitet e fundit Mirud është shndërruar në një nga zërat më të veçantë ndërkombëtarë e sidomos në tregun e muzikës latine me prejardhje shqiptare nga Kosova duke ndërtuar një karrierë që lidh kulturën shqiptare me skenën globale të muzikës moderne e latine. Megjithatë, me rritjen e profilit të tij, janë shfaqur edhe paqartësi publike lidhur me prejardhjen dhe jetën e hershme të artistit. Ky artikull synon të sqarojë faktet dhe të paraqesë historinë e vërtetë të Mirud.

Mirud ka lindur në vitin 1994 në Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga dy prindër shqiptarë nga Kosova, të cilët kishin emigruar në SHBA në kërkim të një jete më të mirë. Si shumë familje emigrantësh të asaj periudhe, edhe prindërit e tij u përballën me vështirësi ekonomike dhe pamundësi për të siguruar punë të qëndrueshme. Për këtë arsye, familja vendosi të kthehej në Kosovë disa vite pas lindjes së tij.

Në Kosovë fillon edhe formimi i hershëm artistik i MIRUD. Pas kthimit, ai u regjistrua në Shkollën e Mesme të Muzikës “Lorenc Antoni”, ku studioi piano dhe kanto mori një arsimim të rregullt muzikor. Rritja në një Kosovë të pasluftës dhe përballja me realitete të vështira ndikuan thellë në ndjeshmërinë dhe disiplinën e tij artistike.

Në moshën 14-vjeçare, MIRUD dhe familja e tij u rikthyen në Los Angeles, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij. I rritur mes dy realiteteve — atij kosovar dhe atij amerikan — ai ndërtoi identitetin e tij artistik duke bashkuar edukimin klasik muzikor me ndikimet bashkëkohore të skenës amerikane.

Që prej asaj kohe, MIRUD ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare, duke publikuar muzikë në disa gjuhë, duke performuar në skena të mëdha dhe duke përfaqësuar kulturën shqiptare në platforma globale. Ai ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Këngës Viña del Mar, në disa edicione të Festivalit të Këngës, si dhe së fundmi ka hyrë në garën për Eurovision 2026 përmes Festivalit të San Marinos.

Edhe pse shpesh identifikohet si artist kosovar apo shqiptar — në respekt të prejardhjes dhe rrënjëve të tij. Vetë artisti e ka theksuar vazhdimisht krenarinë për rrënjët shqiptare, po aq sa edhe për identitetin e tij amerikan.

Historia e MIRUD nuk është një kundërthënie identitetesh, por një vazhdimësi natyrore e një jete të formuar nga migrimi, përvoja dhe përpjekja. Pikërisht kjo e bën artin e tij autentik, universal dhe thellësisht njerëzor.

Ndërsa karriera e tij vazhdon të zgjerohet në arenën ndërkombëtare, MIRUD mbetet një shembull i qartë se identiteti mund të jetë i shumëfishtë pa qenë i paqartë — dhe se arti më i fortë lind nga përvoja reale e jetës.

Back to top button