Nga nesër masa të reja në Shqipëri

 

Shqipëria nga nesër do të vendos masat e reja antiCovid, siç tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kufizimi i lëvizjes për qytetarët do të bëhet nga ora 20:00 deri në 06:00. Nga masa e re përjashtohen lëvizjet për arsye pune ose për emergjenca mjekësore

Shqipëria do të jetë pë dy javë izolim. Ndërsa pas dy javësh do të rivlerësohen masat.

Gjatë kësaj kohe mësimi do të mbahet online. Ndërsa baret dhe restorantet mbyllen në orën 20:00, nga ky rregull përjashtohet shërbimi “merr me veti”.

Mesatarja e rasteve ditore në Shqipëri është 1 mijë e 30. Ndërsa nga nisja e pandemisë Shqipëria numëron 87 mijë e 528 të infektuar dhe 1 mijë e 488 të vdekur./21Media

 

Back to top button