Nga nesër maskat bëhen të detyrueshme në Paris

 

Maskat do të jenë të detyrueshme në ambientet me shumë njerëz në Paris nga e hëna në mes të një rritje të infeksioneve me koronavirus.

Policia shprehet se ky urdhër do të hyjë në fuqi për personat mbi 11 vjeç në zonat më të populluara të vendit, transmeton rtv21.tv.

Virusi është përhapur në rajon që nga mesi i korrikut, kështu që maska tashmë do të jetë e detyrueshme në hapësirat publike dhe të mbyllura.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Franca mund të humbasë kontrollin e Covid-19 “në çdo kohë”.

Ndërsa, disa qytete të tjera si Nice dhe Lille kanë prezantuar masa të tjera në përdorimin e maskave.

Autoritetet në Paris ende nuk kanë dhënë detaje për zonat ku do të vlejë urdhëri i ri./21Media

Back to top button