Nga nesër mot me shi

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme do të ket mot  kryesisht të vranët, të shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme , përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s. /21Media

Back to top button