Nga ”përralla” në ndarje, e vërteta e divorcit të ‘Nisan’ nga bashkëshorti

Aktorja e njohur turke Demet Özdemir, një nga emrat që aktualisht në Turqi po bën jehonë ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për suksesin e saj profesional, por edhe për jetën private.

Martesa e saj me këngëtarin dhe kompozitorin Oğuzhan Koç në vitin 2022 ende komentohet nga fansat e saj.

Megjithatë, pavarësisht imazhit të një çifti të lumtur, problemet mes tyre duket se nisën herët. Vetëm disa muaj pas martesës, konfirmuan ndarjen e tyre me deklarata zyrtare, duke theksuar se vendimi ishte i përbashkët dhe pa konflikte.

Sipas mediave turke, arsyet e divorcit lidhen me mospërputhje karakteresh dhe fokus të ndryshëm në karrierë. Të dy kanë zgjedhur të mos flasin hapur për detaje, duke ruajtur respektin reciprok.

Pas ndarjes, Demet Özdemir u përqendrua sërish në karrierën e saj artistike, duke marrë role të reja dhe duke treguar forcë e pjekuri personale. Fansat e saj e kanë mbështetur vazhdimisht, duke e vlerësuar sinqeritetin dhe qëndrimin e saj dinjitoz.

Back to top button