Nga planet për projekte të reja e deri të kuptimi i titullit të këngës TQR, Ronela i thotë të gjitha në In&Out

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati jo rrallë herë është kryelajm në mediat rozë, qoftë për projektet e saj muzikore, e po ashtu edhe për jetën personale.

Kësaj radhe Hajati është e ftuara e Granit Miftarit në emisionin “In&Out në RTV21. Aty ajo do të ndanë shumë detaje rreth projekteve të reja muzikore, e po ashtu komenton edhe projektet që ka publikuar, shkruan portali rtv21.

Ronela njofton se është në do ta finalizojë albumin me pjesën e dytë. Ajo po ashtu tregoi për planin e saj për një koncert recital i cili do ta shënonte karrierën e saj disavjeçare.

Ronela u përgjigj edhe në pyetjen e Granitit për kuptimin e titullit të këngës TQR, e që nuk  e mohoi se e ka edhe kuptimin e të sharës.

Për këto e shumë të tjera ndiqeni sot emisonin “In&Out” në RTV 21 duke filluar nga ora 19:30./21Media

 

 

Back to top button