Nga Presidenca thonë se ekipi menaxhues dorëzoi një draftstatut të ngjashëm me statutin e Vojvodinës

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka deklaruar  se Ekipi Menaxhues dorëzoi një drafstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është shumë i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.

Ai në  “Twitter” ka publikuar dokumente  të drafstatutit  nga Ekipi menaxhues dhe atij  të Vojvodinës, duke bërë kështu krahasimin e tyre.

“Synimi i tyre duket se është rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njëlloj si Vojvodina, me synim të anulimit të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Vela, ndërkohë që është shprehur se ky draft nuk do të kalojë.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel dje kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën./21Media

Back to top button