Nga Qeveria i reagojnë Rohdes: Nënshkrimi i marrëveshjes do të ishte fitimprurëse, por Serbia po e lufton atë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Kosova dhe Serbia kënaqin audiencat lokale, ndërkohë që s’bëjnë përparim drejt afrimit tek synimi i përbashkët që është Bashkimi Evropian

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Fëllanza Podrimja, këshilltare e kryeministrit, Albin Kurti.

Ajo përmes një postimi në platformën X ka thënë se se nënshkrimi marrëveshjes do të ishte fitimprurësë, por sipas saj kjo po refuzohet nga Serbia.

“Nënshkrimi i marrëveshjes me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton atë në çdo front.”, ka shkruar ajo./21Media

Back to top button