​Nga renditja te përballjet direkte, gjithçka rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Fundi i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve po afron dhe vëmendja tashmë është te shorti i play-off-eve, i cili do të mbahet të premten, më 30 janar 2026, në orën 12:00. Vetëm tetë skuadrat e para në renditje sigurojnë kualifikim direkt në raundin e 16-tave, ndërsa ekipet nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të përballen në fazën shtesë eliminatore me ndeshje vajtje-ardhje.

Sipas formatit të ri të UEFA-s, ekipet renditen në çifte dhe përballen në bazë të pozicionit përfundimtar në fazën e ligës, ku skuadrat më lart në renditje shortohen ndaj atyre më poshtë. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve të së njëjtës federatë apo për duele që janë zhvilluar më herët në fazën e ligës, çka hap mundësinë edhe për derbi të mëdhenj evropianë.

Ndeshjet e para të play-off-eve do të luhen më 17/18 shkurt, ndërsa takimet vendimtare më 24/25 shkurt 2026. Fituesit do të avancojnë në raundin e 16-tave, shorti i të cilit do të hidhet më 27 shkurt, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve për këtë edicion është planifikuar të zhvillohet më 30 maj 2026 në Budapest.

Back to top button