Nga sot borxhlinjtë e ujësjellësit do të përballen me masa të reja

Komisione të veçanta për verifikimin e lëndëve të konsumatorëve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina , sh.a. “KRU” nga sot ka formuar komisione të veçanta për verifikimin dhe dërgimin/procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat, të konsumatorëve që kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe të atyre konsumatorëve, të cilët kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe të cilët nuk iu janë përmbajtur kontratës së nënshkruar nga të dyja palët.

Verifikimi do të bëhet për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se,

Borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milion euro derisa, nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike kanë përfituar mbi 52 mijë konsumatorë, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale”, ka bërë të ditur “KRUP”, në komunikatën për media.

Përveç aplikimit masiv të shkyçjeve individuale, nga sot lëndë të shumta të konsumatorëve borxhlinj do të procesohen te Përmbaruesit.

KRU “Prishtina” sh.a.  i’u ka ofruar bashkëpunim dhe mundësi të lehta të ndryshme ( riprogramim  për   borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi, sepse lëndët e dërguara te Përmbaruesit janë shpenzime shtesë për ju, derisa KRU,,Prishtina,, nuk aplikon kamata për asnjë konsumatorë të saj”, ka njoftuar KRUP.

Në fund Kompania Rajonale e  ka theksuar se të gjitha pagesat e konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shfrytëzohen për investime kapitale, infrastrukturë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. /21Media 

Back to top button