Nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut

Mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se nga sot hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që është nënshkruar në Beograd, në prill të këtij viti.

“Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë. Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021)”, ka shkruara Lluka në llogarinë e tij “Facebook”.

Ministri njoftoi se nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minutë, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minutë, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB./21Media

Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura:

Back to top button