Nga sot mbulohen me stikera targat e Kosovës dhe Serbisë

Nga sot në targat e automjeteve të Kosovës, por edhe të Serbisë do të vendosen stikersa për të mbuluar simbolet shtetërore të të dyjave vendeve.
Kjo gjë parashihet me pikën e dytë të marrëveshjes për targat që është arritur javën që lamë pas në Bruksel.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të shtunën janë larguar edhe kamionët e zhavorri, i cili ishte vendosur në pikën kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë. Pas largimit të protestuesve, të cilët janë vendosur më 20 shtator, kur edhe Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat, nga aty është larguar edhe Njësia e Speciale.
Sipas marrëveshjes, KFOR-i do të qëndrojë dy javë pranë pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë.
Ndërsa, pika e tretë e marrëveshjes është që ”Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Prishtinës dhe Beogradit, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Gjatë muajve nga takimi i tij i parë, grupi punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të dialogut”.

Back to top button