Nga sot zhvillohet gara e parë ndërkombëtare në xhudo për vitin 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të zhvillohet gara e parë ndërkombëtare për vitin 2022.
Xhudistët do të garojnë në Grand Prixin e Portugalisë, që mbahet nga sot e deri më 30 janar.
”Në garë merr pjesë edhe kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e cila garon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në të njëjtën kategori është edhe Erza Muminoviq. Flaka Loxha garon në -57 kg, ndërsa Laura Fazliu në -63 kg. Krasniqi, Muminoviqi dhe Loxha garojnë sot, ndërsa Fazliu të shtunën”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button