Nga tetori arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Nga 1 tetori i këtij viti studimet e nivelit bachelor dhe master në Universitetet Publike do të jenë falas. Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e MASHT-it, Arbërie Nagavci.
“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/20212 arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin bachelor dhe master”, ka thënë kryeministri Kurti duke theksuar se edhe për studentët në nivelin e doktoraturës do të ketë lehtësime.

Studentët e nivelit bachelor në universitetet publike në Kosovë, kanë paguar nga 25 euro për semestër, përveç vitit të parë të studimeve që ishte falas.
Tarifat e tjera në të gjitha universitetet publike në Kosovë përfshinin pagesën prej 150 eurosh për semestër në nivelin master dhe 500 euro për semestër në nivelin e doktoraturës./21Media

Back to top button