RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Nga vitit 2007 pati rënie të pjesëmarrjes në zgjedhje

Në vitin 2007 kishin marrë pjesë në votime 54% e qytetarëve, në vitin 2010 ishin 45.29%, ndërsa në vitin 2014 ishin 42.63% e qytetarëve Në zgjedhjet qendrore të mbajtura më 17 nëntor 2007, ku ishin mb

nga Kaltrina Berila10 qershor 201710 qershor 2017

Në vitin 2007  kishin marrë pjesë në votime 54% e qytetarëve, në vitin 2010 ishin 45.29%, ndërsa në vitin 2014  ishin 42.63% e qytetarëve

Në zgjedhjet qendrore të mbajtura më 17 nëntor 2007, ku ishin mbajtur edhe ato lokale përnjëherë, për zgjedhjet parlamentare kishin marrë pjesë në votime 54 për qind. Në vitin 2007, numri i votuesve ishte 1 milionë e 454 mijë e 174 votues. Ndërsa, numri total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë 628 mijë e 630 veta.

Pas tri viteve, më 12 dhjetor 2010, ishin mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, ku kishte rënie të daljes së qytetarëve në votime.

Në zgjedhjet e vitit 2010, pjesëmarrja në votime ishte 45.29 për qind. Duhet theksuar se numri i votuesve të regjistruar ishte më i madh se sa ai i vitit 2007, gjithsejtë 1 milionë e 632 mijë e 276 votues. Ndërsa, numri i votuesve që kanë dal në secilin vendvotim në zgjedhjet e vitit 2010, ishte 706 mijë e 317 votues.

Edhe pse në zgjedhjet e vitit 2014, ishte rritur numri i votuesve të regjistruar, e po ashtu edhe i atyre që kanë votuar në secilin vendvotim, përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje përsëri kishte pësuar rënie, nga ato të vitit 2007 dhe 2010.

Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, pjesëmarrja në votime ishte 42.63 për qind.

Për këto zgjedhje, numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 799 mijë e 23 votues, ndërsa, numri i votuesve që kanë votuar në secilin vendvotim ishte 734 mijë e 055 votues.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

41 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë