Ngadalësohet rritja e sektorit privat në eurozonë

Rritja e sektorit privat në eurozonë është ngadalësuar në qershor, ka vlerësuar indeksi i institutit Markit, i publikuar sot

Indeksi PMI në qershor është 55,7, derisa në maj ishte 56,8, që ishte në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit, njofton Markit. Kur  PMI është mbi 50 poenë, kjo do të thotë se afarizmi është duke u zhvilluar, ndërsa kur është nënë këtë nivel atëherë nënkupton se afarizmi po shënon rënie.

“Gjatë çerekut të dytë të këtij viti eurozona kishte rritjen më të madhe për më shumë se gjashtë vjet”, thuhet në kumtesë.

Chris Williamson, ekonomist në Markit, thotë se pret “ngadalësim të butë të rritjes.”

“Vlera mesatare e indeksit PMI për çerekun e dytë ishte 6,0 që është në pajtim me përshpejtimin e rritjes së GDP për 0,6 për qind në çerekun e parë në 0,7 për qind”, ka thënë ai.

Back to top button