Ngjarja e rëndë në Klinë, vdiq edhe personi i dytë

(Lajm i përditësuar)
Ngjarja e rëndë në Klinë, vdiq edhe personi i dytë
Ka shkuar në dy numri i të vrarëve nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot pasdite në qytetin e Klinës.
Nga Prokuroria në Pejë kanënjoftuar se dy prokurorë të Krimeve të Rënda tashmë janë nisur për në vendin e ngjarjes.
Vritet një person në një lokal në Klinë, arrestohet një i dyshuar
Një person është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në Klinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfimruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se policia u njoftua rreth orës 17:15 për një gjuajtje me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokale të qytetit.
Lidhur me rastin, zëdhënësi Gashi tha se një i dyshuar është arrestuar.
“Gjatë operacionit, mjeku kujdestar ka konstatuar se një person është pa shenja jete, ndërsa një tjetër është dërguar menjëherë në emergjencë për trajtim të mëtejshëm,” tha Gashi./21Media