Ngjarjet e datës 1 shtator

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të vizitojë shkollën fillore “Faik Konica” Prishtinë (ora 08:30) dhe SHFMU “Ali Kelmendi” (Barilevë, ora 09:30) me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Ministrja në detyrë e Arsimit Arbërie Nagavci merr pjesë në inaugurimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Lan Selimi” në Lumbardh të Deçanit. (Ora 09:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia qendrore e LDK-së Prishtinë, ora 11:00)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, Zyra për Qeverisje të Mirë e Kryeministrit, Trust Circle Foundation dhe organizata Labyrinth, hapin fushatën “Një komunitet pa varësi”. (Sheshi “Ibrahim Rugova” Prishtinë, orës 12:00)
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll Franco Foda mban konferencë për media. (Hotel “Emerald”, ora 12:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me pikën e vetme të rendit të ditës – takim konsultativ. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 13:00)
Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje. (Kampi Nacional i FFK-së në Hajvali, ora 17:00)
Kombëtarja e Kosovës U21 mban seancë stërvitore. (Kampi Nacional, Hajvali, ora 17:30)