​Ngjarjet e datës 1 tetor

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë, ora 09:00)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës do të jetë nikoqire e takimit të 19-të vjetor me vendet e Rajonit dhe Evropës Juglindore (EJL). (Hotel “Emerald” në Prishtinë, ora 09:00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS), prezanton raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme të Kosovës 2024–2025: Sfidat dhe rruga përpara”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Avokati i Popullit organizon një takim me partnerët ndërkombëtarë për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00 – 12:30)

PLAY International Western Balkans mban konferencë për media, ku do të prezantohet fushata “ZOTOHEM PËR LOJË”, e cila u drejtohet kandidatëve aktual për kryetar komune me qëllim që, në periudhën para zgjedhjeve, ata të nënshkruajnë një zotim publik. (Europe House, Prishtinë, ora 10:30)

Shënohet Dita Ndërkombëtare të Personave të Moshuar –1 Tetorit, që sivjet mbahet nën moton “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: ASPIRATAT, MIRËQENIA DHE TË DREJTAT TONA”. (IKSHPK, ora 11.00)

Kandidat i Pavarur për Kuvendin e Ferizajt, Bashkim Fazliu mban bashkëbisedim të hapur me qytetarët e këtij qyteti.( Teatri “Adriana”, Ferizaj, ora 11:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin elektoral në Gjilan. (Shkolla e re të Arteve, ora 18:00)

Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

17:30 – Tubim me vajza dhe gra, Shtëpia e Kulturës, Kamenicë.

19:30 – Tubim në Miradi të Epërme, Fushë Kosovë.

17:00 – Takim me pensionistë, Qendra e Pensionistëve, Gjakovë.

19:00 – Tubim në Banulle, shkolla e vjetër, Lipjan.

20:00 – Tubim, Kodra e Trimave, Prishtinë.

19:00 – Tubim me vajza dhe gra, Prizren.

17:00 – Tubim me vajza dhe gra, restorant Roza, Viti.

Back to top button