Ngjarjet e datës 10 prill

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë: Miratimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026 etj. (Salla N-10, ora 9:30)
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës (Salla e Kuvendit, ora 10:00)
Mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së (Vendi: N-225, ora 12:00)
Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë organizon protestë paqësore kundër gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve të fundit ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj. (Sheshi i Qytetit në Pejë, ora 12:00)
Ambasada e Italisë në Kosovë shënon edicionin e 10-të Italian Design Day, kushtuar Re-Design, me një emër të veçantë: Gaetano di Tondo, President i Arkivit Historik Olivetti. (Autostrada Biennale Hangar, Prizren, ora 14:00)
Bëhet varrimi i Shefki Hajdin Sejdiut në Varrezat e dëshmorëve-kompleksi i veteranëve në fshatin Penuhë të komunës së Podujevës (Ora 17:00)