​Ngjarjet e datës 11 dhjetor

Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) dhe Chester Group mban për herë të parë forumin Kosova Health një platformë kombëtare e dedikuar dialogut, inovacionit dhe reformave në sektorin e shëndetësisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00 – 16:00)

Mbahet aktiviteti “TMV Kosova Table Tennis Tournament 2025”, nga Përfaqësuesja e Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, në bashkëpunim me Klubi i Pingpongut Priping dhe KPP Prishtina. (International Maarif Schools of Kosova, Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km 15, Qellopek, Lipjan – Kosovë, ora 09:00-17:00)

Democracy Plus (D+) dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) publikojnë raportin “Kostoja e Politikës në Kosovë”, një studim që analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale 2025. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës së Autorëve Evropianë, Desku i Evropës Kreative në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare organizon aktivitet për promovimin e letërsisë evropiane dhe nxitjen e kulturës së leximit te publiku. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 10:00 – 12:00)

Në kuadër të Javës Integritetit 2025, dita e katërt, mbahet diskutimi “Parandalimi i konfliktit të interesit në arsimin e lartë”, organizuar nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ me Shoqërinë Civile. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhje. (Salla e takimeve, kati i gjashtë, objekti i Këshillit Prokurorial, Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban tryezë tematike për rëndësinë e maleve dhe mbrojtjen e tyre. (Hotel “Brezovica”, ora 10:00-13:00)

Nisin punimet në ndërtimin e tribunave dhe ndriçimit në Stadiumin “Zahir Pajaziti”. Në këtë ceremoni marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi dhe ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku:

11:00 – Vendoset gurthemeli në stadiumin “Zahir Pajaziti”

11:30 – Vizitë punimeve në pishinën gjysmëolimpike

11:45 – Vizitë punimeve në qendrën multifunksionale

Mbahet takimi i parë konsultativ mbi bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut, në kuadër të partneritetit dhe projektit të AMMK–SwEPA “Ngritja e Kapaciteteve për Mbrojtjen e Natyrës dhe Përdorimin e të Dhënave Mjedisore”. (Hotel “Brezovica”, ora 13:00 – 16:00)

Në kuadër të Javës së Integritetit, OJQ Aktiv dhe ACDC organizon panelin “Mediat dhe shoqëria civile kundër korrupsionit – përgjegjësia, besimi dhe interesi publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e vitit 2026, Nexus Experiences do të prezantojë konceptin e festivalit, programit dhe ndikimit kulturor e ekonomik që ky projekt synon të sjellë për Komunën e Vitisë dhe rajonin. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 19:00)

Back to top button