Ngjarjet e datës 11 maj

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë mbledhjen e 287-të. (Zyrat e KGJK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë).
09:00
Takim ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin: “Saranda në Prishtinë”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës).
10:00
Qendra Inovative e Kosovës (ICK) dhe UNDP organizojnë Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up. (Zyrat e ICK-së, Rr. “Rexhep Mala”).
10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje; diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N303).
10:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YiHR KS) prezanton “Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, takon të rinjtë e Prizrenit, me të cilët do të bisedojë rreth rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së, mundësive të të rinjve në Kosovë dhe BE, energjinë e gjelbër dhe transformimin digjital etj. (Kino “Lumbardhi”, Prizren).
11:45
ORCA realizon aksion simbolik me ç’rast do të shpaloset mungesa e strategjive kombëtare për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës. (Para objektit të Qeverisë).
12:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës  (Ndërtesa e Kuvendit).
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje. Në rend dite janë raportimi i ministrit Liburn Aliu dhe shqyrtimi i tri projektligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, N302).
15:00
Bëhet inaugurimi i “Parkut Japonez” të ndërtuar nga Qendra për Zhvillime Humane dhe përkrahur nga Japan Tobacco International (JTI). (Pas ndërtesës së Rektoratit të UP-së).
19:00
Hapet Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2022. (Fshati Dejnë, Rahovec).

Back to top button