Ngjarjet e datës 12 shkurt

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vend

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti do të dorëzojë padi në Pallatin e Drejtësisë. (Ora 10:00)

Bëhet lansimi i Grantit të performancës “Mjedisi i pastër”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë publikon edicionin special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Bëhet promovimi i dy librave “Kohë ëndërrimesh” dhe “Kohë zhgënjimesh” të autorit Ismail Kastrati. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet organizon vallëzimin tradicional. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Serbi, mban konferencën “Komuniteti serb në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 12:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik dhe Infrastrukturë pret në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike lanson raportin “Mekanizmat social të llogaridhënies si mjete të suksesshme në rritjen e përgjegjësisë institucionale: Dy raste studimi në Kosovë”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 14:00)

Back to top button