Ngjarjet e datës 13 dhjetor

09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00Presidentja Vjosa Osmani gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant. (Kabineti i Presidentes)
10:00Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00Instituti i Kosovës për Drejtësi në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit publikon raportin hulumtues “Korrupsioni në prag të parashkrimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)
11:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
13:00
Nën patronatin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza, në bashkëpunim me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, mbahet akademi përkujtimore kushtuar njëjetorit të vdekjes së veteranit të UÇK-së, brigada 142 Zosh, Eset Ujkani. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë)
14:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin me amendamente për Projektligjinmbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
Back to top button