Kaloni te përmbajtja kryesore

​Ngjarjet e datës 13 nëntor

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj Muharrem Qerimit e Bedri Shabanit për spiunim. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet turneu i shigjetarisë “Kupë e Republikës 29 Tetor”, organizuar nga Përfaqësia e Fondacionit Maarif i Turqisë në Kosovë dhe Klubi i Shigjetarisë Tradicionale. (Kampusi i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Prizren, ora 10:00)

Instituti Albanologjik-Prishtinë, Dega e Etnologjisë-IAP, do të vazhdojë me programin e ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”. Merr pjesë njohësi i trashëgimisë kulturore shqiptare, Korab Kraja, ora 11:00)

Vihet gurthemeli për ndërtimin e fushës së tenisit në Podujevë. Marrin pjesë kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku. (Parku i Paqes “Machester” Podujevë, orën 11:00)

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) organizon protestën e dytë. (Para objektit të RTK 1, ora 11:15)

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e radhës. (Këshilli Prokurorial, Prishtinë, ora 13:30)

Ekipi ndërkombëtar i vlerësimit Peer Review të Sistemit Statistikor të Kosovës viziton ASK-në. (Agjencia e Statistikave të Kosovës, ora 13:30 – 14:45)

Me rastin e Ditës së Mbretit, ambasadori i Belgjikës në Kosovë Gregoire Cuvelier organizon një event pritjeje. (Villa Gërmia” Prishtinë, ora 19:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button