Vazhdon vaksinimi i personave mbi 65-vjeç me vaksinën antiCOVID-19. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, 08:00-19:30)

Me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci, MKRS organizon ceremoni komemorative:

-11:00 – 11:15 Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit Zahir Pajaziti deri në Teatrin Kombëtar

-11:30 – 14:00 Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti

-16:00 Ceremonia mortore në varrezat e qytetit në Arbëri

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin “Në solidaritet me popullin palestinez”. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga Norvegjia për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 13:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 14:00)

Federata e Notit e Kosovës mban takim me sportistët e reprezentacionit të Kosovës që do të marrin pjesë në kampionatin evropian që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. (Shtëpia e Sporteve, salla e konferencave, ora 14:00).