​Ngjarjet e datës 14 nëntor

USAID në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, organizon forumin që ka për fokus promovimin e investimeve dhe qasjes në financa, me temë “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa”. (Salla Straus, Hotel Emerald, ora 9:30-13:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ngjarjen Përkrahja e Ndërmarrësisë përmes Politikave dhe Instrumenteve Mbështetëse. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve /ITP, Prizren, ora 09:30 -13:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon dëgjim publik për projektligjin për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi, salla N506, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku do të bëhet intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së zëvendëskomandantit të KFOR-it, në mes Jozsef Szpisjak dhe Federico Bernacca. (Shtabi i KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, në ora 11.00;prania e mediave, ora 10:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë të rrumbullakët për Ditën Botërore të Diabetit. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 11:00)

Lëvizja FOL mban konferencën ku do të publikohen gjetjet e raportit “Si mund ta përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”. (Zyret e FOL, ora 11:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 15:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën që prezanton video-instalacionin e Lana Čmajčanin të titulluar “A Change is Gonna Come II”. (QDK, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë, ora 18:00)

Back to top button