Ngjarjet e datës 15 mars

10:00
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) shënon Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Konsumatorit. Tema e konferencës këtë vit është “Mbrojtja e konsumatorit dhe ngritja e çmimeve në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon konferencën dyditore të dhjetëvjetorit të Javës së Gruas. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
10:00
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00
Sindikata “Mbrojtja dhe Siguria”, e cila përfaqëson shërbimin e sigurimit fizik në KEK organizon protestë para Qeverisë së Kosovës. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë)
11:00
Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve. (Kuvendi i Kosovës)
11:00
Lëvizja “FOL” publikon raportin “Performanca e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021″. (Zyrat e “FOL”, rr. “Andrea Gropa”)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton disa projektligje. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
11.00
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) prezanton punimin “Observeri i Kosovës: Lufta diplomatike ruse dhe dezinformimi medial – 1 nëntor 2021 – 15 janar 2022”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:30
Demokraci Plus mban tryezë diskutimi për rëndësinë dhe gjendjen e drejtësisë procedurale në shtatë gjykatat themelore të Kosovës. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)
12:00
Banorët e lagjes Kalabria të Prishtinës protestojnë para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kundër shfuqizimit të planit Kalabria. (Para MMPHI-së, ish-ndërtesa e Gërmisë)
13:00
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) fillon zbatimin e Memorandumit për vendosjen e ngjitëseve në xhama të automjeteve. (Autoriteti i Regjistrimit Civil, Prishtinë)
16:00
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në fushën e krijimit të politikave, planifikimit dhe zhvillimit e bashkëpunimit me institucionet e tjera publike. (Komuna e Prishtinës).

Back to top button