Ngjarjet e datës 15 shkurt

09:00
Institucioni i Avokatit të Popullit takohet me qytetarë të Rahovecit. (Objekti i administratës komunale, Rahovec)
09:30
Platforma CiviKos mban tryezën me temën “2 vjet me pandeminë – vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë ”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, të ftuar, përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, takohet me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
10:00
Këshilli Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim lidhur me procesin e akreditimit për vitin 2021 raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) prezanton raportin “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Me rastin e 52-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, bëhet inaugurimi i hapësirës së përbashkët të fakulteteve teknike, investim i UP-së. (Holli i Fakulteteve Teknike)
10:00
Instituti GAP prezanton premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025. (Zyrat e Institutit GAP, rr. “Sejdi Kryeziu”, Pejton)
10:00
Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla për mbledhje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, në “Shtëpinë e Bardhë”)
11:00
“EC Ma Ndryshe” mban konferencën me temën “Përmirësimi i mjedisit jetësor përmes inspektimit dhe rregullimit të hapësirave publike”. (Restorant “Marashi”, Prizren”)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
14:00
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të 675 shtretërve spitalor nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). (Administrata Qendrore, QKUK)
15:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
17:00
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Joaktive apo joformale: Ku qëndron problemi i integrimit të grave në tregun e punës?” (Libraria “Dukagjini”, Sheshi “Nëna Terezë”).

Back to top button