Ngjarjet e datës 16 prill

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:15)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në iniciativën “Thinking of you”, organizuar nga Alketa Xhafa Mripa. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës – gjykimi. (Hagë, 09:30 – 16:00)

Në përvjetorin e rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj e Luan Nimanaj, Komuna e Deçanit, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve organizojnë homazhe te Kompleksi Memorial në Gllogjan (Ora 10:00), marshi “Shtegu i lirisë” nga Gllogjani deri te vendi i rënies në Maznik (Ora 10:15) dhe homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Maznik (Ora 12:00)

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin pёr Provimin e Maturës Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë me temë “Shëndeti Oral, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon konferencën rajonale “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve (EIP)”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së – të ftuar përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 17:45)

Back to top button