Ngjarjet e datës 16 qershor

Dita e dytë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO në kuadër të konferencën me titull “Rishikimi i përbashkët Vjetor për Sektorin e Pylltarisë”, vazhdon me vizitën fushore në terrene pyjore Prishtinë. (Ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. (Salla: N10, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton Projektligjin për investime të qëndrueshme.(Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në përurimin e renovimit të tërësishëm të objektit të “Doën Syndrome Kosova”. (Qendra në Prizren, në Lagjen Ortakoll, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes rekomandon zgjedhjen e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 11:00)

Organizata “EC Ma Ndryshe” mban konferencë për media. (EC Ma Ndryshe. Prishtinë, ora 11:00)

Komuna e Gjakovës organizon takimin e parë publik për vitin 2023 me qytetarët e kësaj komune. (Salla solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ora 11:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (KQZ, ora 11:00)

Organizatorët e turneut “Prishtina Open Table Tennis International Tournament 2023” mbajnë konferencë për medie. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

Komuna e Malishevës shënon Ditën e Çlirimit dhe të Dëshmorëve. Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, mbahet Manifestimi Qendror. (Malishevë, ora 11:30)

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvend, salla: C301, ora 13:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës prezanton ekipin që do të përfaqësojë vendin tonë në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane Krakoë dhe Malopolska 2023, të cilat mbahen prej 21 qershor deri më 2 korrik 2023. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 14:00).

Zëvendës Ndihmës Sekretar për Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, mban konferencë për shtyp në internet, do të diskutojë ngjarjet e fundit në Serbi dhe Kosovë. Ai do të marrë pyetje nga gazetarët pjesëmarrës(Bruksel), ora 15:00, (Washington, DC) ora 9:00 dhe (Londër) ora 14:00)

Hapet ekspozita me dokumente origjinale të arkivës së KMDLNJ-së në Ferizaj. (Biblioteka Komunale “Sadik Tafarshiku” në bashkëpunim me KMDLNJ, ora 15:00)

“Al trade” hapë marketin në Skënderaj. (Skënderaj, ora 16:30)

Shënohet 3-vjetori i themelimit të Unionit të Turizmit të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 18:00)

Back to top button