Ngjarjet e datës 16 qershor

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizohen aktivitete me rastin e 16 Qershorit – Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës:

08:30 – Pritja e mysafirëve në zyrën e kryetarit

09:00 – Homazhe dhe nderime te varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë

11:00 – Manifestimi qendror (Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”)

Mbahet mbledhja solemne e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Deçanit, ku do të ndahet çmimi “Qytetar nderi” i Komunës së Deçanit, kolonelit amerikan, Todd Jacobus. (Salla e Kuvendit të Komunës Deçan, ora 11:00)

OJQ Lady organizon ceremoninë përmbyllëse dhe takimin rrjetëzues të projektit “Rritja e ndërtimit të besimit në komunitet përmes zhvillimit dhe ndërveprimit të biznesit të grave.”
(Europe House, rruga “UÇK”, numër 90, Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pret në vizitë zyrtare përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, grupin Shkodra Elektronike(Objekti i vjetër i Komunës Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet dita e dytë e festivalit Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen, organizuar nga Komuna e Deçanit – defile e grupeve artistike (Qendra Rinore Deçan, ora 18:00)

Back to top button