Ngjarjet e datës 17 shtator

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale. (Ora 09:00)
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës lanson platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare. (Sëiss Diamond Hotel Prishtinë, salla Dyar, ora 09:30)
Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga Partia Socialdemokrate, Besa Shahini do të mbajë aktivitet ku do të prezantojë një nga pikat kryesore të fushatës. (Në lagjen Bregu i Diellit, te Banesat e Bardha, ora 11:00)
Në kuadër të javës evropiane të levizshmërisë dhe ditës pa makina, Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me universitet, disa komuana dhe OJQ, vendosin një eko ulse me energji solare. (Objekti i ri i qeverisë, ora 11:00)
Me rastin e edicionit të dytë të “Ditës Botërore të sportit Italian”, shfaqet filmi “Rilindja” . (Kino ABC, ora 18:00)
Federata e Basketbollit e Kosovës bën lansimin zyrtar të identitetit të ri “Basketbolli 3.0”. (Hotel Marriot, Prishtinë, ora 18:00-20:00)
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë mban ceremoninë e hapjes së aktivitetit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. (Kino Armata, Prishtinë, ora 19:00)