Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2018
Ngjarjet që do të shënojnë ditën e sotme në vendin tonë
Avokati i Popullit organizon konferencën në të cilën prezanton të arriturat dhe sfidat rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional në raport me rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën me temë “Integriteti i sistemit të drejtësisë në luftimin e korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)
Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Çfarë paralajmëron faza e re e Dialogut Kosovë – Serbi?”. (Restorant “Ibri”, Koshtovë, ora 11:00)
FSSHK-ja mban konferencë “Pas Grevës së punëtorëve shëndetësor të QKUK-së, lidhur me veprimet dhe hapat e mëtutjeshme të FSSHK-së”, (Zyrat e FSSHK-së, ora 11:00)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese organizon konferencë, në të cilën do të publikohet hulumtimi mbi gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)
Misioni i OSBE-së do të lansojë një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00) Lëvizja Vetëvendosje Qendra Prishtinë, mban tryezën “Komuna e Prishtinës: Premtimet e pambajtura gjatë vitit 2018”. (Hotel “Grand”, ora 11:00)
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, shqyrton buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
Mbahet ceremonia e certifikimit të grupit të gjashtë dhe të shtatë të Programit të Lidershipit Transformues – Trajnime për Shërbyes Publik. (“Sheshi 21”, ora 16:00)
Oda Ekonomike e Kosovës organizon Gala Mbrëmjen. (Hotel “Emerald”, ora 19:00)