​Ngjarjet e datës 18 korrik

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. (Hagë, ora 9:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. (N506, Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Prezantohet raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2022. (N10, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2022. (I ftuar Bujar Kaçuri, drejtor i FSSH-së). (N302, Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor, atë për performancën energjetike të ndërtesave, si dhe Projektligjin për për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi. (N10, Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

Back to top button