Ngjarjet e datës 18 mars

09:00
Banorët e lagjes “Lakrishta”, “Qendra” dhe “Bregu i Diellit” mbajnë protestë kundër ndërmarrjes “Prishtina Parking”. (Para Komunës së Prishtinës)
10:00
Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë mbajnë protestë për të kundërshtuar shfuqizimin e planit për lagjen e tyre. (Para Komunës së Prishtinës)
10:00
Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës)
10:00
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon konferencën vjetore “Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
11:00
Promovohet libri “Krimet e luftës kundër pacientëve dhe personelit mjekësor, të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”. (Hotel Grand, Salla e Kuqe kati i 2-të, Prishtinë)
11:00
Federata e Basketbollit të Kosovës  mban konferencë për media (Zyrat e FBK-së)
11:00
Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencën për media (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
15:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. (Zyra e Presidencës)
16:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.  (Hyrja te parkingu i Kuvendit të Kosovës).

Back to top button