​Ngjarjet e datës 19 qershor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në tryezën e rrumbullakët organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit, ku do të diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, Hagë, ora 09:00)

Mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Komunës së Podujevës për nder të shënimit të 19 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Podujevës. (Salla e mbledhjeve, ora 09:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), mban tryezën “E drejta për njohje: Ndikimi i mungesës ligjore dhe afatizimit të aplikimit në procesin e njohjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë “. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10.00-12.00)

Fondi i Kosovës për Efiçientë të Energjisë viziton Shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë, në kuadër të përfundimit të projektit për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë. Në inaugurimin e punimeve marrin pjesë kryetari Shpejtim Bulliqi, ministrja Artane Rizvanolli dhe drejtori i FKEE-së, Ahmet Ismajli. (Ora 10:00)

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

Instituti Albanologjik organizon konferencën shkencore “Java e Albanologjisë”, ku merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Institutit Albanologjik, Prishtinë, ora 10:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të Shkollës Fillore në fshatin Dumosh, Podujevë. (Fshati Dumosh, Podujevë, ora 11:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në qytetin e Podujevës. (Podujevë, ora 12:00)

Boksieri Robin Krasniqi dhe sfiduesi i tij Nadjib Mohammedi, mbajnë konferencë për media ku do të shpalosen detaje të ngjarjes më të madhe të boksit, që mbahet më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. (Albi Mall, hyrja A, kati 1, ora 14:00)

Back to top button