Ngjarjet e datës 2 gusht

Kryetari i Komunës së Lipjanit pret në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas së cilit do të bëhet inaugurim i dy sallave sportive në shkolla. (Objekti i Komunës së Lipjanit, 09:20)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Drejtësia civile 2022”. (Hotel Sirius, 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbanë konferencë për media ku do të shpaloset raporti analitik “Sesioni Pranveror i Kuvendit të Kosovës: Ligjvënia mes shumë sfidave”. (Zyrat e KDI-së në rrugën “Bajram Kelmendi, 10:00)
Komuna e Malishevës organizon festivalin folklorik në kuadër të shënimit për ditët e mërgatës. (Panairi artizanal, pranë Muzeut të Qytetit “Jahir Mazreku” 08:00, dhe nata finale e festivalit “Ora e Llapushës” në bulevardin “Ibrahim Mazreku” 19:00)