​Ngjarjet e datës 2 tetor

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Komisioni i Pavarur i Medias (KPM) organizon Asamblenë e 24-të Plenare e MNRA-së me temën “Së bashku për media të besueshme”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Përurohet Laboratori i Shkencave Sociale të Universitetit Publik “Kadri Zeka”. (Salla TELKOS (B32), Gjilan, ora 10:00)

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës fillon fushatën sensibilizuese kundër Kancerit të Gjirit. (Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Komuna e Shtimes përuron çerdhen e re në fshatin Godanc. (Marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ora 12:30)

Kryetari i Deçanit, njëherësh kandidat për të parin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj, mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Deçanit. (Restorani “Maturanti”, Deçan, ora 17:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor. (Palestra e Sporteve në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”, Viti, 18:00)

Kryetari i Aleancës pë Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj mban tubim zgjedhor. (Shtëpia e Kulturës, Istog, 18:00)

Back to top button