Ngjarjet e datës 20 dhjetor

Ngjarjet që do të shënojnë ditën e sotme në Kosovë

Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën “Promovimi i grave në ndërmarrësi dhe vendimmarrje”. (Salla e Konferencave të Odës Amerikane, ora 09:45)

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit. (Ndërtesa e KPMM-së, Bregu i Diellit, ora 10:00)

Instituti Demokrati i Kosovës mban takimin diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë. (Salla Orion, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL-së, vizitojnë mbarëvajtjen e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan – Kumanovë për modernizimin e tregjeve. (Restorant “Planet”, ora 10:00)

Zëvendësshefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Libor Chlad do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hoteli “Sirius”, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Gjykata Speciale në vitin 2019: pritjet, problemet dhe pyetjet e mbetura”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

Prezantohet raporti “Komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë: Çështja e gjuhës. (“Capital Gate”, ora 10:30)

Përurohet libri “Komandant Jetë Hasani, Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121” të autorëve Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë për procesin e legalizimit në përputhje me Ligjin nr. 05/l –134, si dhe njoftimin lidhur me fushatën për legalizim të armëve. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve, në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

Zyra e BE-së prezanton rezultatet e studimit te Fizibilitetit dhe dizajnin paraprak, dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social për zbatimin e seksionit Prishtinë – Autostrada Merdare. (Hotel “Surius”, ora 11:00)

ForumZFD organizon festimin e lansimit të jubileut, numrin e 10-të të Balkan – Perspektiv revistë kjo mbi ballafaqimin me të kaluarën. (Kino “Armata”, ora 14:00)

Inaugurohet Qendra artizanale dhe panairit në Gjilan. (Qendra Rinore, ora 14:00)

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës organizon shpalljen e sportistit të vitit 2018. (Hotel “Sirius”, ora 16:00)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mban në takimin e fundvitit me gazetarë. (“Social Lounge”, Rruga B, ora 19:00)

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Gani Llalloshi “Qielli është i kaltër”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Back to top button