Ngjarjet e datës 21 janar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)
Disa qytetarë organizojnë protestë paqësore në Prishtinë. Qëllimi i protestës është të shprehin shqetësimet e banorëve lidhur me problemet e parkimit dhe qasjen e pasigurt në lagje. (Rr. Simon Shiroka – hyrja e tunelit, ora 11:00 deri në 12:00)
LDK mban Akademi Përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. (Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 11:00)
Presidentes e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.(Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare ( ish – Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’ ), Prishtinë, ora 12:00)
Platforma “Liria ka emër” mban konferencë për media. (Hotel Prishtina, ora 13:30).